Lajme nga Shqiperia online
Maji i vitit 1987... Vllaznia kokelarte ngre ne Shkoder Kupen e Shqiperise. Eshte hera e fundit qe Vllaznia ngre lart trofeun e lakmuar. Dje, maj i vitit 2008, Vllaznia rikthen ne Shkodren Loce kupen e munguar. Madje, ne menyren me te mire te mundshme, duke mposhtur ate skuader, qe ne tre finale mes ketyre dy viteve, ua ka mohuar gezimin e ketij trofeu kuqebluve. Dhe kjo fale nje prezantimi te shkelqyer. Nje ndeshje e dominuar teresisht, e vulosur qe ne pjesen e pare, pas dy golave te shkelqyer te Likes dhe Sukajt. Fitoi bindshem Vllaznia, fitoi deshira kuqeblu. U nderuan ata mijera tifoze qe kishin udhetuar nga Shkodra e larget dhe ishin shumefish me prezente ne numer sesa bardheblute nga lexo me tej »
1 Koment   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Kryeministri Sali Berisha hedh poshte akuzat e rrembimit dhe transportimit te serbeve nga Kosova ne Shqiperi ne fund te luftes, ne vitin 1999 dhe vlereson se akuzat e prokurores se Hages, Karla Del Ponte, ne librin e saj, i ngjajne romaneve te Agata Kristit. Ne nje interviste per BBC, Berisha u ndal ne pretendimet e Del Pontes, duke e krahasuar ate me ikonen e romaneve horror.

Human Rights Watch beri thirrje qe qeveria shqiptare te hetoje seriozisht dyshimet per zhdukje te serbeve me 1999. Ju keni bere hetime?

Eshte bere nje hetim nga prokurore kombetare dhe nderkombetare dhe nuk eshte gjetur asnje prove per kete. Kjo eshte e gjithe ajo qe mund te them lidhur me keto akuza, te cilat n lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Kryeministri Berisha tha dje pas vizitës në Bruksel, se liberalizimi i vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian do të bëhet pasi vendi ynë të plotësojë një listë me kërkesa të BE-së.

I pyetur nëse në takimin me Presidentin e KE-së, Barroso, është biseduar për një datë fikse për procesin e liberalizimit të vizave, Berisha tha se një gjë e tillë do të bëhet pasi të plotësohen të gjitha kërkesat. “Punoj me shpresë dhe besim se gjërat do të ndodhin para afatit, të cilin mendoj unë. Ndaj, si publikisht, edhe jo publikisht, unë jam i njëjti. Por si njeri i fjalës së mbajtur, i premtimeve të mbajtura, përfaqësuesit ndërkombëtar e dinë që të gjitha kërkesat do të zbatohen”, tha Be lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje se "aplikimi për statusin e vendit kandidat është pjesë normale e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE". Bregu shprehu sigurinë në këtë drejtim, pasi "një pjesë të hapave më të guximshëm tashmë i kemi marrë, përfshirë këtu reformat kryesore, të cilat janë të nevojshme për të afruar Shqipërinë me BE". Ajo përmendi si një hap të guximshëm dialogun me qytetarët shqiptarë. "Pra komunikim dhe shpjegim për të kuptuar më mirë, për të pasur gjatë gjithë kohës mendjen dhe opinionin e qytetarëve për hapat dhe procesin e anëtarësimit në BE", sqaroi ministrja Bregu. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Lohan, në kuadër të çelje lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Nje dite pas konfirmimit nga federata polake, trajneri i Kombetares shqiptare, holandezi Ari Han, ka publikuar listen me 22 lojtare, te cilet do t'i nenshtrohen stazhit 8-ditor ne Reutlingen te Gjermanise, ne datat 20 dhe 28 maj dhe qe do te jene te gatshem per miqesoren e 27 majit kunder perfaqesueses se Polonise. Ne deklaratat e meparshme, Ari Han pati theksuar se do te grumbullonte 26 lojtare, te cilet do t'i testonte dhe prej tyre do te nxirrte nje grup prej 22 lojtaresh, por, me sa duket, vonesa ne konfirmimin e miqesores, e ka detyruar Hanin te therrase direkt nen arme ata qe ai i ka etiketuar si me te domosdoshmit.

Nuk pritej te grumbulloheshin, por duke iu referuar vete fjaleve lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Ne rolin e Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes, me lejoni, t'ju bej me dije se kam vendosur te kthej per rishqyrtim ne Kuvend ligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", te ndryshuar. Duke shpresuar, se ju si deputete te Kuvendit, do ta vleresoni me perkushtim kete vendim, me lejoni qe t'iu shpreh objeksione e mia ne lidhje me ligjin e paraqitur per dekretim.

Neni 10, zevendeson skemen e demshperblimit te ish-pronareve me nje skeme thjesht deklarative, pa nje afat konkret kohor dhe detyrues per Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Zyre e cila dhe te dergoj ne Keshillin e Ministrave listen me te dhena per cdo pronar dhe siperfa lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Studimet e fundit tregojnë se vendi ynë zotëron 57% të rezervave të naftës në rajon

Studimet e fundit po nxjerrin gjithmonë e më shumë në pah rezervat e mëdha të naftës në Shqipëri. Një studim i bërë për llogari të kompanisë "Manas Petroleum" nga amerikanët e Gustavson Associates LLC, ka konkluduar se Shqipëria zotëron më shumë se 57 për qind të rezervave të naftës që gjenden në Ballkan. "Nga 345 milionë fuçi naftë që gjendet në Ballkan, 198 milionë prej tyre ndodhen në Shqipëri", thotë studimi. Kjo është naftë e rikuperueshme ose e thënë ndryshe naftë që me teknologjinë aktuale mund të nxirret nga nëntoka. Sipas të dhënave, mendohet se rreth 100 milionë e kësaj rezerve ndodhet në v lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
“Topi e Berisha s’e dinin për Gërdecin”

Duke iu referuar pretendimeve mediatike se Shërbimi Informativ Shtetëror, apo edhe Shërbimi Informativ Ushtarak kishin hartuar raporte paralajmëruese për rrezikun e Gërdecit, gazeta “Panorama” pyeti Prokuroren e Përgjithshme nëse ka ndonjë provë që tregon se, kreu i shtetit dhe ai i qeverisë, kishin dijeni për kushtet në të cilat demontoheshin predhat e municionet, vetëm 15 kilometër larg Tiranës. “Nuk ka asnjë provë”, ka qenë përgjigja e prerë e Prokurores së Përgjithshme. Ajo para se t’i përgjigjej pyetjes, kishte argumentuar se procesi i demontimit të fishekëve dhe predhave si dhe trajtimi i lëndëve ushtarake në Gërdec, ishte bërë jashtë rregull lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Një sërë faktorësh, si ngrohja globale, përdorimi jo për ushqim i produkteve të bujqësisë, ndryshimi i kërkesës dhe strukturës konsumatore në fushën e ushqimeve etj., po analizohen dhe komentohen në dy vitet e fundit për ndikimin e ndjeshëm që kanë sjellë në prodhimet e bujqësisë dhe në tregjet e produkteve ushqimore. Çmimet e ushqimeve sipas indeksit të publikuar nga FAO kanë pësuar rritje të ndjeshme. Në vitin 2006 ato u rritën me 9 përqind krahasuar me vitin pararendës, dhe në vitin 2007 u rritën 23 përqind krahasuar me vitin 2006. Krahasimi i dhjetorit 2006 me dhjetorin 2007, ka një indeks rritje mesatare me 37 përqind në shkallë botërore, rritja më e madhe e shumë dekadave të fundit. S lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Shqiperia do te hyje ne BE ne vitin 2011, Kroacia ne vitin 2010, ndersa Maqedonia do te hyje ne kete organizem ne vitin 2012 nese keto tre shtetet do te plotesojne kriteret e domosdoshme. Kjo eshte bere e ditur nga nje shkrim i titulluar "lamtumire Ballkan", nga ekspertet e Keshillit te Europes. Shqiperia do te hyje ne BE ne vitin 2011, Kroacia ne vitin 2010, ndersa Maqedonia do te hyje ne kete organizem ne vitin 2012 nese keto tre shtetet do te plotesojne kriteret e domosdoshme. lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, u miratuar studimi “Zhvillimi i integruar i zonës energjetike dhe industriale të Porto-Romanos”. Me miratimin e këtij studimi hapet drita jeshile për ndërtimin e një sërë veprash të rëndësishme në këtë zonë. Sipas këtij studimi, janë parashikuar të ndërtohen objekte energjetike dhe industriale, por për ndërtimin e tyre duhet të investohen goxha para, deri në qindra milionë euro për secilin objekt. Konkretisht, në përbërje të zonës energjetike dhe industriale të Porto-Romanos, studimi parashikon disa objekte të rëndësishme energjetike dhe industriale, ku përveç depozitave bregdetare të nënprodukteve të naftës dhe pontilit detar, është mendua lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Këtë e deklaroi dje, lideri i LSI, Ilir Meta nga Elbasani, ku ndodhej në një takim të komisionit parlamentar të Integrimit, debat për arsimin dhe mjedisin, ku merrte pjesë edhe ambasadori i OSBE, Bosch. Gjithashtu, kreu i LSI-së tha se, kjo parti do të nisë protestat mbarëpopullore kundër dhunimit të Kushtetutës nga dyshja Rama-Berisha. Meta deklaroi se: "Protestat mbarëpopullore do të jenë kundër dhunimit të Kushtetutës, të ideuar nga Sali-Rama, pasi 115 vota nuk mund të dhunojnë vullnetin e 2 milionë shqiptarëve". Meta theksoi gjithashtu se, protestat do të jenë kundër regjimit berishian dhe puçit Berisha-Rama. Duke folur për atë që ndodhi në parlament, ku dy partitë votuan ndryshimet k lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Merr fund sherri per ndryshimet kushtetuese dhe reformen zgjedhore. Kuvendi miratoi dje me 115 vota pro, 17 kunder dhe 3 abstenim paketen e plote per ndryshimet ne Kushtetute. Keshtu me konsensus PD-PS u percaktua ne Kushtetute qe sistemi zgjedhor ne vend te jete ai proporcional rajonal, Presidenti i Republikes do te zgjidhet me shumice te thjeshte votash ne kuvend 70+1, si dhe percaktohet qe Prokurori i Pergjithshem te kete nje mandat pesevjecar. Po keshtu u caktua qe te hiqet nga Kushtetuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi te shperndahet ne rast se nuk miratohet mocioni i besimit te Kryeministrit per kabinetin e tij.

Si nje pakt i ardhur nga PD-PS ndryshimet kushtetuese nuk lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Rikthimi i "modës" se arit

Të gjithë po rendin te ruajnë sasi sa me te mëdha

Deri dy vjet më parë, asnjë investitor nuk shqetësohej shumë për metalin e verdhë. Të gjithë ishin të përqendruar te titujt e bursës. Sot, ndërkohë, një pjesë e madhe e tregtarëve ka rimarrë zakonin e vjetër, duke preferuar që t‘i rikthehet formës më antike të investimeve në botë, pasi frika që kanë nga krizat e njëpasnjëshme bankare, rënia ekonomike në SHBA, rënia e dollarit dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, energjisë elektrike e gazit po paralajmëron për kohë të vështira. lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Në fillim Zoti e krijoi njeriun të zhveshur. Koha, nevoja dhe evolucioni socialo-kulturor na ka mësuar të vishemi, më pas dalëngadalë filluam sërish të zhvishemi. Arti i zhveshjes, joshja që dhuron nudoja, nuk dihet me saktësi se kur i ka fillimet. Mendohet se ky art ka nisur kohë më parë në shekullin IV dhe III para Krishtit. Besoj se ju kujtohet mirë Sofia Loren me trupin dhe hiret e saj të mrekullueshme në filmin e Marcelo Mastrojanit "Dje, sot dhe nesër", apo Kim Besinxher te "9 javë e gjysmë", që e bën për ujë të ftohtë partnerin e saj, Miki Rurko. Sigurisht, ajo që nuk mund të harrohet lehtë është skena e Demi Mur në filmin e saj të famshëm "Striptease". lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Parulla të rënda antishqiptare të lëna në muret e gjimnazit të qytetit kanë shkaktuar provokim tek disa të rinj, të cilët në mënyrë demonstrative dogjën flamurin grek. Situata provokative mes palësh ka çuar në ngritjen e një grupi hetimor nga policia e Sarandës, për të zbardhur shkaktarët e saj. "Rroftë Greqia", "Vdekje Shqipërisë së madhe" apo më tej akoma "Fuck Albania" janë shprehjet e shënuara me spry të zi në muret e pasme të shkollës së mesme "Hasan Tahsini". Ato janë zbuluar vetëm në mesditë, ndonëse dyshohet se ishin fiksuar në mure gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pjesa e murit të shkollës në formë harku ka qenë shkaku i zbulimit shumë orë më vonë nga shënimi i lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Udheheqesit e institucioneve te Kosoves pranojne se ne Kosove ka korrupsion dhe krim te organizuar. Ata zotohen t`i luftojne keto dukuri ne cdo forme dhe me cdo mekanizem. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, premton bashkepunimin per luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ai shprehet se qeveria do te bashkepunoje me te gjithe faktoret relevante ne Kosove per luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, kurse lufta ndaj ketyre fenomeneve nuk do te jete e motivuar politikisht. Keto komente, ai i beri dje ne konferencen e organizuar nga Agjencia Evropiane per Rindertim, ku u prezantua projekti "Fuqizimi i kapaciteteve kosovare per luftimin e pastrimit te parave dhe korrupsio lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose
Prokuroria e rrethit te Vlores vijon hetimet rreth ngjarjeve dyditore ne Himare, duke perfshire edhe thirrjet e parullat antishqiptare. Burime zyrtare nga organi i akuzes bejne te ditur se ceshtja po hetohet ne pese drejtime te ndryshme. Sipas zevendesprokurorit te rrethit, Dorian Tafili, hetimet nga grupi i ngritur per ngjarjet kane nisur edhe per ata persona, te cilet gjate protestave apo edhe takimit me Kasimis kane hedhur parulla e thirrje antishqiptare. Tafili nuk ka dhene emra konkrete apo numer konkrete personash, te cilet do te jene pjese e kesaj ndjekjeje penale, por ai ka saktesuar se tashme po shqyrtohen te gjitha provat qe prokuroria disponon rreth ngjarjeve te Himares, ku nje p lexo me tej »
Diskuto   Shtoje kete lidhje tek...  Fundose